Tirana fiton me përmbysje, Partizani i reziston Vllaznisë

9 Mars 2020
11:42
Telesport
back button

Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra ka konfirmuar ekipin e Mirditës në krye të renditjes. Skuadra mirditore fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Apolonisë në Rrëshen.

Po 3-0 ka triumfuar edhe Barleti Volley, që mposhti Apoloninë, duke konsoliduar vendin e katërt në renditje.

Tirana mposhti me përmbysje 3-2 Teutën në “Fahrie Hoti”. Skuadra durrsake fitoi dy setet e para, por më tej erdhi përmbysja e bardhebluve, që morën dy pikë, të cilat e mbajnë në vendin e dytë.

Fitore të vështirë korri në Shkodër ekipi kampion i Partizani. Kryeqytetaset fituan dy setet e para, por më pas erdhi përmbysja e vendaseve, që barazuan 2-2 setet. Në setin final Partizani “zgjohet” dhe fiton 15-12, duke mposhtur Vllazninë 3-2.

Volejboll – Grupi A1 Femra, java e 11-të

Tirana – Teuta, 3-2 (17-25, 21-25, 25-13, 25-19, 15-10)

Mirdita – Skënderbeu, 3-0 (25-18, 25-15, 25-14)

Apolonia – Barleti Volley, 0-3 (16-25, 17-25, 20-25)

Vllaznia – Partizani, 2-3 (19-25, 21-25, 25-21, 25-22, 12-15)

Renditja: Mirdita 32 pikë, Tirana 26 pikë, Partizani 21 pikë, Barleti Volley 20 pikë, Vllaznia 15 pikë, Teuta 12 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Apolonia 1 pikë.

Volejboll – Grupi A1 Femra, java e 8-të

Korabi – Lushnja, 0-3 (19-25, 12-25, 23-25)

Elbasani – Agroturizëm Huqi, 1-3 (21-25, 25-17, 15-25, 16-25)

Flamurtari (pushim)

Renditja: Agroturizëm Huqi 20 pikë, Elbasani 12 pikë, Lushnja 9 pikë, Korabi 6 pikë, Flamurtari 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit