Tirana fiton sfidën për titull me katër gola dhe arratiset, një gol magjik shpëton Kukësin në fund

26 Shkurt 2022
18:40
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka marrë një fitore bindëse 4-1 kundër Laçit dhe ka hedhur një hap tjetër drejt titullit kampion në Superiore. Bardheblutë i kanë dhënë një leksion futbolli bardhezinjve dhe një goditje të rëndë ëndrrës së tyre për të kapur kreun e renditjes.

Sfida është vendosur në 43 minutat e para, me Tiranën që ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 4-0 falë golave të Xhixhës (5′, 43′), Najdovski-t (19′), Seferi-t (28′). Goli i vetëm i miqve është shënuar nga Shehu (51′, pen).

Takimi tjetër i luajtur mes Kukësit dhe Teutës është mbyllur në barazim 1-1. Një gol i Hebajt në minutën e 77-të i ka dhuruar avantazhin durrsakëve, por verilindorët kanë arritur të shmangin humbjen me një gol të Bashës në minutën e 90-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit