Tirana: Gjyqtari Sokoli provokoi me shprehje raciste Ngoonë, ku është shoqata?

19 Mars 2019
15:31
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana nuk ka duruar më dhe ka dalë me një reagim zyrtar për ndeshjen kundër Kastriotit të luajtur në stadiumin "Redi Maloku", të Fushë-Krujës. Bardheblutë kanë akuzuar gjyqtarin Olsi Sokoli për arbitrimin skandaloz të ndeshjes. Klubi bardheblu shkon dhe më tej me akuzat e tyre, pasi bëjnë me dije se "xhaketa e zezë" ka fyer gjatë gjithë ndeshjes futbollistët dhe stafin e kryeqytetasve, ndërsa kërkojnë dhe reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve. 

Reagimi i plotë – "Klubi i Futbollit Tirana denon ashper gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Pergjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare.

KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur.

Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes.

Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu", përfundon reagimi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit