Tirana humb liderin para derbit, mesfushori rrezikon shumë

9 Dhjetor 2019
11:05
Eraldo Harlicaj
back button

Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e premte, ora 19:00, por ende nuk ka një stadium se ku do të zhvillohet supersfida. Dëshira e dy klubeve është “Arena Kombëtare”, por FSHF nuk ka dhënë leje dhe nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Partizanin. 

Të dy ekipet vijnë nga dy humbje, pasi “Demat” u mposhtën nga Bylisi me rezultatin 2-1, ndërsa bardheblutë nga Kukësi 3-1. Situata nuk është e favorshme as prej lojtarëve që mungojnë. Telushi dhe Broja mungojnë për të kuqtë, ndërsa te Tirana është konfirmuar mungesa e Edon Hasanit. Mesfushori ka një dëmtim në gju dhe me shumë mundësi do të humbasë këtë vit. Shkodrani po vuan nga një problem në këmbën e tij të djathtë që e mban jashtë ndeshjes së rëndësishme. Trajneri Julian Ahmataj e ka titullar të rëndësishëm, por dëmtimi në sfidën ndaj Kukësit e bën që të humbasë dhe sfidën ndaj Partizanit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit