Tirana humbet shansin e parë për titullin, Erzeni rihap betejën

28 Prill 2022
8:23
Telesport
back button

Erzeni fitoi 3-1 ndaj Tiranës në finalen e tretë play off në volejboll për femra, duke rihapur betejën për titullin kampion. Bardheblutë kishin fituar dy sfidat e para dhe ishin një fitore larg ëndrrës. Gjithsesi, në ndeshjen e parë vendimtare gabuan, duke mos festuar dot para tifozëve të tyre. Ndeshja e radhës në fushën e Erzenit.

Një fitore e rëndësishme e skuadrës shijakase, që përfitoi nga gabimet e Tiranës, duke mbajtur gjallë ëndrrën për titullin. Tashmë Tirana udhëheq 2-1 me ndeshje (kampionet shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 finalet). Sfida e fundit u luajtur në “Feti Borova”, ku tifozët ishin të shumtë në mbështetje të të dyja skuadrave.

Të katërta setet ishin të ekuilibruara. Erzeni fitoi 25-23 setin e parë, ndërsa Tirana replikon, duke fituar 25-20 setin e dytë. Mjaft dramatike loja në dy setet e tjera, me shijakasit që fitojnë 25-2 setin e tretë dhe 29-27 setin e katërt. Tirana humbi disa mundësi për të barazpeshuar shifrat në setin e katërt, por gaboi.

Meshkuj-Finale play off

Nd.1, Tirana – Erzeni, 3-0

Nd.2, Erzeni – Tirana, 1-3

Nd.3, Tirana – Erzeni, 1-3

Nd.4, Erzeni – Tirana,

*Tirana udhëheq 2-1 me ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit