Tirana i rrëmben mesfushorin, Kukësi përgjigjet me një sulmues kroat

24 Qershor 2021
9:23
Alfred Lleshi
back button

Tirana bën goditjen e madhe në merkaton e kësaj vere. Pas disa ditë negociatash ka zyrtarizuar mesfushorin e spikatur të Kukësit, Vesel Limaj, Po kështu, edhe verilindorët, që tashmë po udhëhiqen nga drejtori sportiv Pero Pejic, kanë prezantuar një sulmues kroat.  Dy klubet në fjalë kanë bërë njoftimet përkatëse me këtë rast:

“Kampi bardheblu njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Vesel Limaj. Klubi mirëpret mesfushorin, i cili nënshkroi për dy sezonet e ardhshme. 24-vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës për të nisur stërvitjen dhe përgatitjet për sezonin e ri”.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathtë, Edi Baša, është zyrtarisht i skuadrës sonë! Futbollisti kroat ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër. Baša vjen te Kukësi nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Borec. Në 11 ndeshje me Borec, sulmuesi i djathtë ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit