Tirana “kampione e dimrit”, kryeson Superligën e pamposhtur

26 Nëntor 2021
10:59
Telesport
back button

Ka nisur java e 9-të dhe e fundit e fazës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj. Skuadra e Tiranës e mbyll e pamposhtur këtë fazë të parë, duke u shpallur “kampione e dimrit”.

Bardheblutë e trajnerit Arben Sako fituan 3-0 ndaj Elbasanit në fushën e këtij të fundit. Një fitore disi e vështirë për Tiranën, që në dy setet e para vuajti disi (25-23, 25-20, 25-15). Në setin e tretë miqtë nga kryeqyteti e patën më të lehtë dhe e merituan fitoren.

Në vendin e dytë ndodhet Erzeni, që nuk zhgënjeu ndaj Studentit, duke fituar 3-0 në kryeqytet. Ndeshje e komanduar nga shijakasit, që i fituan pa shumë mund të trija setet: 25-18, 25-13, 25-22. Sot e nesër luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Superliga – Meshkuj, java e 9-të

Elbasani – Tirana, 0-3

Studenti – Erzeni, 0-3

Partizani – Farka Volley, 26 nëntor

Skënderbeu – Vllaznia, 27 nëntor,

Teuta (pushim)

Renditja: Tirana 23 pikë, Erzeni 21 pikë, Partizani 16 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Vllaznia 9 pikë, Teuta 8 pikë, Elbasani 8 pikë, Studenti 7 pikë, Farka Volley 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit