Tirana kampione e dyfishtë në mundje, triumfon në të dyja stilet

8 Nëntor 2019
11:47
Telesport
back button

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u zhvillua Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur, event ku morën pjesë ekipet e Tiranës, Tomorit, Flamurtarit, Burrelit, Besëlidhjes, Kukësit, Teutës, Vllaznisë, Tërbunit, Korabit, Besës, Gollobordës dhe Kamzës.

Ekipi i Tiranës u shpall kampion i Shqipërisë për vitin 2019, duke triumfuar në të dyja stilet, atë të lirë dhe atë klasik. Në stilin e lirë,  mundësi më i mirë doli Haxhi Sina i Teutës, ndërsa në atë klasik mundësi më i mirë u shpall Kevin Kupi i Tiranës.

Sipas një informacioni të bërë publik nga Federata Shqiptare e Mundjes, mjaft sfida ishin të forta dhe me rivalitet, ndaj dhe pati një garë të fortë mes sportistëve pjesëmarrës. Ky ishte aktiviteti që mbylli kalendarin e garave për këtë vit.

Nga garat e kampionatit te mundjes

Kampionët kombëtar, Stil i Lirë

57kg, Endrio Avdyli (Teuta)
61kg, Haxhi Sina (Teuta)
65kg, Isa Merkja (Tirana)
70kg, Orgest Lila (Tirana)
74kg, Eriglent Prizreni (Tirana)
79kg, Alrin Kurti (Besa)
86kg, Osman Hajdari (Tirana)
92kg, Klodjan Bulica (Tirana)
97kg, Emiliano Onuzi (Tirana)
125kg, Paris Karepi (Tirana)
Renditja ekipore: 1-Tirana 235 pikë, 2-Teuta 145pikë, 3-Vllaznia 89 pikë.

Mundësi më i mirë: Haxhi Sina (Teuta)

Kampionët kombëtar, greko-romak

55kg, Bajram Sina (Tirana)
60kg, Emiljano Tafa (Tirana)
63kg, Jurgen Uku (Tirana)
67kg, Flygend Voci (Tirana)
72kg, Joel Gjelaj (Besëlidhja)
77kg, Kevin Kupi (Tirana)
82kg, Boris Frrokaj (Tirana)
87kg, Julian Gjelaj (Besëlidhja)
97kg, Altin Muçogllava (Tomori)
130kg, Kevi Ballabani (Tirana)
Renditja ekipore: 1-Tirana 235 pikë, 2-Beslidhja 147 pikë, 3-Tomori 65 pikë.
Mundësi më i mirë: Kevin Kupi 77 kg (Tirana)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit