Tirana kërkon sulmues, ikën përforcimi i bujshëm

4 Janar 2019
9:24
back button

Tirana e ka pritur me padurim janarin, për të rregulluar jo pak gjëra në skuadër. Trajneri Ardian Mema ka nevojë për përforcime dhe klubi do ta kënaqë, pavarësisht se merkatoja është e ndërlikuar dhe rrallë gjenden lojtarë cilësorë.

Duke parë ndeshjet e muajve të fundit, tashmë është e sigurt që do të largohen disa lojtarë, duke nisur nga portieri Moçka, mbrojtësi Sedat Berisha dhe ndonjë nga lojtarët afrikanë.

Ndërkaq, do të marrë fund edhe aventura shqiptare e Dejan Blazhevskit, sulmuesit maqedonas afruar me bujë në verë, sepse bëhej fjalë për një lojtar në eksperiencë ndërkombëtare dhe me mesatare të shkëlqyer shënimi. 

Ambientimi në Shqipëri nuk eci mbarë dhe situata e lojtarit është përkeqësuar jo vetëm nga dëmtimet, por edhe nga një marrëdhënie aspak e mirë me trajnerin Mema, i cili nuk e ka në planet e tij.

Kjo ka bërë që Blazhevski të kërkojë largimin dhe Tirana nuk do ta frenojë. Të hënën do të zyrtarizohet divorci, me sulmuesin që do të firmosë në njërin prej klubeve kryesore në Maqedoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit