Tirana kryen testimet, mendohet skenari për bardheblutë

6 Qershor 2020
14:11
Eraldo Harlicaj

Tirana iu nënshtrua testeve COVID-19 paraditen e sotme ashtu siç ishte paralajmëruar nga klubi. Bardheblutë nuk duan të rrezikojnë asgjë dhe pas ndeshjes ndaj Bylisit iu nënshtruan të gjitha kontrolleve të duhura.

Kryeqytetasit shpresojnë të mos ketë asnjë lojtar të prekur nga ky virus, pasi përndryshe Superiorja do të ishte në rrezik. Situata është pak me pikëpyetje, pasi bardheblutë mund të jenë të detyruar të shtyjnë ndeshjet deri në momentin që do të dalin analizat.

Sulmuesi argjentinas Agustin Torassa ka publikuar një foto ku shfaqet duke kryer testet mjekësore. Shtatshkurtri duket qartë se nuk është aspak në kushte komode për kryerjen e këtij testi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit