Tirana me mungesa, Mema vendos veton për sulmuesin

14 Shtator 2019
9:39
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana do të luajë sot prej orës 16:00 kundër Skënderbeut. Bardheblutë duan të vazhdojnë serinë pozitive të rezultateve pas fitores kundër Vllaznisë jashtë fushe. Trajneri Ardian Mema e ka pranuar në konferencën për shtyp se në letër janë më mirë, por duhet të fitojnë në fushën e lojës. 

Grupi i futbollistëve nuk është i plotë, pasi mungojnë dy titullarë, portieri Ilion Lika dhe sulmuesi Agustin Torassa nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim. Numri një i portës ka një obligim familjar dhe është mirëkuptuar nga drejtuesit e klubit dhe stafi mjekësor. Në portë nga minuta e parë pritet ta nisë Edvan Bakaj. 

Një tjetër mungesë që shqetëson është ajo e Agustin Torassës. Argjentinasi kishte një dëmtim dhe donte të luante kundër korçarëve, por trajneri Ardian Mema nuk do të rrezikojë. Ai nuk do e aktivizojë shtatshkurtrin duke e pritur të jetë 100% gati. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit