Mema: Futbollistë gjysmë amatorë, nuk i fal gabime të tilla!

8 Maj 2019
19:32
back button

Fitoi me 5 gola ndaj Luftëtarit, duke siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë, me gjasat për të shpëtuar një sezon të turbullt, por trajneri i Tiranës, Ardian Mema nuk ndihet fare entuziast për lojën e bardhebluve. Përkundrazi, tekniku i bardhebluve nuk është kursyer në kritikat ndaj ekipit të tij, duke folur për "Gol pas Goli" në Supersport…

Pas ndeshjes jemi pozitivë, por gjatë ndeshjes isha i pakënaqur me veprimet e futbollistëve në fushë. Me këtë fitore kemi anë psikologjike më të mirë dhe shkojmë te dy ndeshje me optimizëm, por nëse nuk do të lëviz me disa ndërhyrje te skuadra, atëherë do të përsëriten disa gabime që u shfaqën edhe sot”, u shpreh Mema.

Të them të drejtën, futbollistë gjysmë amatorë, nuk vazhdohet kështu. Nuk kuptoj të falësh ndeshjet dhe te ky ekip janë falur ndeshjet pa fund. Ekip i brishtë është kur nuk ke aftësi e cilësi më të mira se kundërshtari, apo kur nuk ke freksi fizike, por nuk është kështu”, komentoi trajneri bardheblu. 

Unë nuk mund të fal gabime të tilla. Pres me vështirësi të vijë e nesërmja për analizën e ndeshjes, sepse na presin ndeshje edhe më të vështira. Unë nuk u bëj presion futbollistëve por dua të jem i vërtetë”, paralajmëroi tekniku i Tiranës. 

“Atyre mund tu vijë keq nga e vërteta, por nuk duhet të përsëriten ato gabime. Analiza me video është pasqyrë, dhe shpesh herë janë vetë ata që i bëjnë komentet. Ndonjëherë ata bëjnë gabime që nuk i bëjnë as fëmijët. Më pëlqen të jem i vërtetë, nuk mund të shtirem, sikurse dhe i marr me të mira”, vijoi Mema.

Me futbollistët duhet komunikim shumë i mirë, të mos mungojë argumenti dhe të jesh realist. Nëse tolerohet, atëherë na kthehen hallet pas. Një nga gjërat që cakton një trajner para ndeshjes është vendsja e ekzekutuesve të goditjeve standarde”, tregoi kreu i pankinës bardheblu. 

Unë marr përgjegjësitë e mia kur vendos dikë të ekzekutojë, por ata që shkojnë të gjuajnë penalltinë të paemëruar, është amatorizëm. Mbase jam i tepërt e duhet t’i lë ata të vendosin vetë. Derbin do ta përgatisim ndryshe, me shpresën që të marrim rezultat pozitiv”, përfundoi Mema.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit