Tirana miqësohet me humbjen, disfatë edhe në testin e tretë

28 Korrik 2019
22:18
back button

Skuadra e Tiranës vijon të zhgënjejë, pasi ka dështuar edhe në testin e tretë të zhvilluar në këtë fazë përgatitore të vendosur në Maqedoninë e Veriut.

Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Ardian Mema janë mundur me rezultatin 3-1 nga skuadra e Flamurtarit të Prishtinës, në miqësoren e zhvilluar të dielën në orën 18:00, në stadiumin “Ohrid”.  

Golin e vetëm për 24 herë kampionët e Shqipërisë e ka realizuar Cikani në pjesën e dytë. Ekipi kosovar ka vendosur epërsinë që në pjesën e parë të lojës, të mbyllur me avantazhin 1-0, për të shënuar edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës.

Pas barazimit 2-2 ndaj Renovës në testin e parë të kësaj përgatitore, si dhe disfatës në miqësoren e dytë ndaj Dukagjinit me rezultatin 0-1, bardheblutë regjistruan kështu një tjetër rezultatin negativ.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit