Tirana mirëpret Europianin e shtangës, Shqipëria garon me 12 peshëngritës

27 Maj 2022
9:54
Telesport
back button

Nga data 28 maj deri më 4 qershor, në Tiranë, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”, do të zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur. Një event i rëndësishëm për shtangën shqiptare, që do të marrë pjesë në turneun e shtëpisë me një ekip të plotë, të përbërë nga 12 sportistë (9 meshkuj e 3 femra).

Në total do të jenë 289 sportistë nga 39 shtete që do të ngjiten në pedanë, turne ku Shqipëria synon të arrijë disa medalje me shtangistët e saj elitarë. Garat e para do të nisën ditën e shtunë (28 maj), ndërkohë që përfaqësimi i kuqezinjve do të nisë një ditë më vonë, më femrat (Alihasani dhe Veli në peshën 55kg).

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka marrë prej kohësh të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë, ndërkohë që të gjitha delegacionet kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur përgatitjen. Calja, Godelli, Qerimaj e Veli janë shtangistët kuqezinj që synojnë të kapin zonën e medaljeve e shpallen kampionë të Europës.

Delegacioni kuqezi në Europian (femra)

29/5, Pesha 55kg (B), Julia Alihasani (11:00)

29/5, Pesha 55kg (A), Evangjelia Veli (17:00)

02/6, Pesha 76kg (B), Arjeta Rade (11:00)

Delegacioni kuqezi në Europian (meshkuj)

29/5, Pesha 61kg (A), Mateus Caci (20:00)

30/5, Pesha 67kg (A), Herlsjon Ismailanj (20:00)

31/5, Pesha 73kg (B), Erkand Qerimaj (14:00)

31/5, Pesha 73kg (A), Briken Calja (20:00)

01/6, Pesha 81kg (A), Daniel Godelli (20:00)

01/6, Pesha 81kg (A), Kristi Ramadani (20:00)

02/6, Pesha 96kg (B), Armand Tabaku (11:00)

04/6, Pesha 109kg (B), Albert Meta (11:00)

04/6, Pesha 109kg (B), Ardit Onuzi (11:00)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit