Tirana mposht Flamurtarin dhe kap vlonjatet në krye, triumfon edhe Partizani

4 Dhjetor 2023
11:22
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së tetë të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Tirana mundi në sekondat e fundit 60-59 Flamurtarin kampion, një ndeshje me rivalitet dhe emocione luajtur në kryeqytet.

Të dyja ekipet dueluan fort për fitore, por edhe gabuan shumë. Bojka me 17 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë, që me këtë sukses kapin vlonjatet në krye të renditjes.

Fitore të rëndësishme korri Elbasani, që në kryeqytet mundi 74-71 Barleti Basket, ende i fundit e pa asnjë sukses këtë sezon. Ahmetaj e Sali shënuan nga 19 pikë për Elbasanin, ndërsa 22 pikët e Skuqi për barletaset mbetën për statistikë.

Fiton pa probleme edhe Partizani, që në derbin kryeqytetas mundi 80-62 Studentin. Sfidë e komanduar nga skuadra e kuqe, ku u dalluan Gjergji me 18 pikë e 11 rebound si dhe Pëllumbi me 16 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 8-të

Studenti – Partizani, 62-80

Tirana – Flamurtari, 60-59

Barleti Basket – Elbasani, 71-74

Vllaznia – Teuta Basket, e shtyrë

Renditja: Flamurtari 15 pikë, Tirana 15 pikë, Partizani 14 pikë, Vllaznia 11 pikë, Studenti 11 pikë, Elbasani 10 pikë, Teuta 9 pikë, Barleti Basket 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit