Tirana mposht Skënderbeun dhe ekuilibron duelin për titullin kampion

1 Maj 2022
20:09
Telesport
back button

Tirana fitoi mbrëmjen e sotme 3-0 ndaj Skënderbeut në finalen e dytë të play off-it në volejboll për femra, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve. Takimi u luajt në “Feti Borova”, me kryeqytetaset që dominon në fushë, duke e merituar fitoren.

Skënderbeu, ndryshe nga tri ditë më parë, ishte apatik në fushë, duke mos treguar të njëjtin ritëm në parket. Më e zhdërvjellët në lojën e saj Tirana, që ishte gjithnjë në epërsi, duke vënë nën presion mikeshat nga Korça, mbështetur edhe nga mjaft fansa.

Dy setet e para janë një formalitet për Tiranën, që ka epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur e fituar thellë 25-18 e 25-20. Gjithsesi, loja bëhet më interesante në setin e tretë, pasi korçaret “zgjohen” dhe nisin të rivalizojnë.

Tirana nuk lëshon pè dhe në momentet kyç të setit arrin të shkëputet e fitojë 26-24 në pikët shtesë. Për pasojë, për titullin do të luhen të paktën edhe dy ndeshje të tjera (fiton ekipi që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara). Ndeshja e radhës, në Korçë.
Femra-Finale play off

Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 3-0

Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 3-0

Nd.3, Skënderbeu – Tirana, 4 maj

Nd.4, Tirana – Skënderbeu

*Barazim 1-1 pas dy ndeshjeve të para play off

Lajme të tjera

Lajmet e fundit