Tirana në gjysmëfinale, Skënderbeu përmbys Partizanin dhe rihap kualifikimin

13 Prill 2019
19:36
Telesport
back button

Tirana ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e play off-it në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeyqtetas. Sfida e luajtur në “Asllan Rusi” ka qenë e fortë dhe me rivalitet në të trija setet, me bardheblutë që vuajtën shumë për të gjetur fitoren dhe kualifikimin.

Studenti rivalizoi në të trija setet, tentoi të rihapë kualifikimin, por gaboi pikërisht në momentet vendimtare. Të trija setet e vendosën në pikët e fundit, aty ku Tirana bëri diferencën dhe fitoi me meritë. Në gjysmëfinale Tirana do të luajë ndaj Vllaznisë.

Në Korçë, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Partizanit, duke rihapur kualifikimin për në play off. Kështu, skuadra e katërt gjysmëfinaliste do të përcaktohet nga ndeshja e tretë, që do të luhet në kryeqytet javën e ardhshme.

Edhe pse Partizani e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, shpejt erdhi përmbysja e ekipit korçar, që e dominoi lojën në 3 setet e tjera. Partizanit duket si i hutuar në fushë, pa nerv e gabon shumë, duke e bërë të lehtë fitoren e skuadrës së Skënderbeut.

Volejboll – Meshkuj, eliminatore play off (ndeshjet e para)

Partizani – Skënderbeu, 3-1 (25-17, 22-25, 25-15, 25-20)

Tirana – Studenti, 3-0 (25-20, 25-18, 25-16)

Volejboll – Meshkuj, eliminatore play off (ndeshjet e dyta)*

Skënderbeu – Partizani, 3-1 (23-25, 25-19, 25-13, 25-18)

Studenti – Tirana, 0-3 (21-25, 22-25, 22-25)

Volejboll – Gjysmëfinale Meshkuj

Erzeni – Partizani/Skënderbeu

Vllaznia – Tirana

*Tirana fitoi 2-0 me ndeshje. Partizani-Skënderbeu barazim 1-1

Lajme të tjera

Lajmet e fundit