Tirana në hall të madh, titullari tallet me klubin

21 Janar 2019
13:01
Eraldo Harlicaj
back button

Skuadra e Tiranës do të rikthehet në aksion të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit. Ky trofe mbetet një nga objektivat e klubit bardheblu duke qenë se Europa përmes kampionatit duket shumë e largët. Nga krahu tjetër, trajneri Ardian Mema nuk e ka kontigjentin e plotës, pasi titullari Yunus Sentamu nuk është rikthyer ende. 

Afrikani vazhdon pushimet e tij i qetë në Uganda dhe nuk ka denjuar të kthehet në kryeqytet për të vazhduar punën pranë klubit bardheblu. 24-vjeçari është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Ardian Mema, pasi është titullar fiks me 13 ndeshje e duke shënuar 4 gola. 

Një situatë e tillë nuk i shkon aspak përshtat stafit teknik, pasi lojtari ka humbur dhe fazën përgatitore. Afrikanët e tjerë të ekipit janë kthyer disa ditë me vonesë, por tashmë janë nën urdhrat e teknikut Mema. Sentamu e ka argumentuar vonesën me problemet që ka me dokumentacionin, por sigurisht që diçka e tillë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar nga klubi 24 herë kampion i vendit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit