Tirana në ‘shtetrrethim’ për finalen e 25 majit, qeveria e shpall ditë pushimi

18 Maj 2022
13:45
Alfred Lleshi
back button

25 maji, dita e finales së “Conference League” është shpallur ditë pushimi zyrtarisht nga qeveria shqiptare. Kuptohet, kjo vlen për administratën publike. Vendimi në fjalë u bë i ditur nga ministri i brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së radhës të këshillit të ministrave.

Qëllimi është i qartë, “skena” e kryeqytetit shqiptar duhet t’iu lihet tifozëve italianë dhe holandezë atë ditë, të cilët do të vijnë në Tiranë të mbështesin Romën dhe Feynoord, respektivisht.

Mbingarkesa në kryeqytetion tonë pritet të jetë e madhe atë ditë, ndaj është menduar që të lehtësohen sheshet dhe rrugët rrugët sadopak në këtë mënyrë.

Po kështu, 25 maji do të jetë edhe ditë pa makina në kryeqytet, një tjetër masë në kuadrin e eventit të madh sportiv për vendin tonë, finales së parë europiane në futboll. në Shqipëri

Ministri Bledi Çuçi bëri me dije para gazetarëve: “Më 25 shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike për qarkun e Tiranës.

Kjo masë merret për organizimin në mënyrë sa më shembullore të finales së Conference League. Do të jetë një ditë pa makina, përveç urgjencave. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit