Futboll

Tirana nën drejtimin e Egbo dhe Gvozdenovic

Në tentativën e saj të radhës për të qetësuar sado pak situatën negative në kampin e 24 herë kampionëve, si pasojë e rezultateve negative në këto shtatë javë kampionat, e kurorëzuar me shkarkimin e trajnerit Shkëlqim Muça, si dhe për të gjetur mirëkuptimin e tifozërisë bardheblu shumë të irriturar, përfaqësia e klubit Tirana, ka dalë pasditen e sotme me një deklaratë për mediat.

Drejtuesit më të lartë të skuadrës së Tiranës kanë vendosur që për dy ndeshjet e radhës, ekipi të drejtohet nga Egbo dhe Gvozdenovic.

Drejtuesit e skuadrës së Tiranës kanë vendosur që për dy ndeshjet e radhës, ekipi të drejtohet nga Egbo dhe Gvozdenovic.

“KF Tirana dëshiron të sqarojë çështjen e pankinës bardheblu nëpërmjet kësaj deklarate për mediat. Pas largimit të trajnerit Shkëlqim Muça, skuadra ka vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e rradhës që përkon me takimin e të mërkurës në Kupën e Shqipërisë përballë Kastriotit. Bardheblutë i janë besuar dyshes Emanuel Egbo dhe Ivan Gvozdenovic. Të dy trajnerët, pjesë e stafit teknik prej fillimit të sezonit e njohin mjaft mirë skuadrën si dhe kanë eksperiencën e duhur për ta ndihmuar ekipin të rikthehet tek rezultatet”, sqaron klubi nëpërmjet kësaj deklarate.

KF Tirana deshiron te sqaroje ceshtjen e pankines bardheblu nepermjet kesaj deklarate per mediat. Pas largimit te…

Posted by KF Tirana on Monday, October 19, 2015

“Të dy trajnerëve i është kërkuar nga klubi të marrin në dorë drejtimin e plotë të skuadrës dhe përgatitjet e saj për ndeshjen e rradhës në Kupën e Shqipërisë dhe atë në kampionat. Ekipi ka vijuar stërvitjen në dy ditët e fundit me përqendrim maksimal te takimet e rradhës. KF Tirana nuk nxiton të përcaktojë emrin e trajnerit të ri për skuadrën duke zgjedhur të veprojë me maturi. KF Tirana i kërkon tifozëve të ruajnë qetesinë në një situatë që do të rëndohej më tepër pa mbeshtetjen e tyre”, përfundon deklarata për mediat e publikuar pasditen e sotme nga përfaqësuesit e klubit të Tiranës.

[total-poll id=98909]

Më shumë nga Futboll