Tirana nuk ikën jashtë vendit dhe e nis vitin me një miqësore luksi

31 Dhjetor 2018
16:49
back button

Kohë merkatoje te Tirana, që e mbylli shumë keq vitin 2018 dhe ka planifikuar ndryshime serioze në janar, për të ngjitur sa më shpejt renditjen dhe për të evituar të paktën frikën e zbritjes nga Superiorja.

Klubi bardheblu i ka lënë futbollistët pushim deri më 4 janar, kur do të nisë puna për pjesën e dytë të sezonit, por ndryshe nga sa parashikohej, minifaza e janarit do të zhvillohet në Tiranë. Ndoshta për shkak se 2 javë duken pak (kampionati nis më 20 janar), ose ndoshta për shkak të shpenzimeve, bardheblutë nuk do të shkojnë në Turqi.

MIQËSORET – Tirana do të zhvillojë tre ndeshje miqësore në dy javët e ardhshme dhe është zbuluar miqësorja e parë, që do të jetë një përballje luksi në stadiumin “Selman Stërmasi”, sepse rival do të jetë më 6 janar Skënderbeu.

Klubi parashikon që deri në 15 janar të afrohen disa lojtarë dhe synimi është që të paktën në miqësoren e fundit para fillimit të kampionatit trajneri Mema t'i provojë gjithë lojtarët e afruar. Prioritet është gjetja e një sulmuesi, por edhe në qendër të mbrojtjes synohet ndonjë lojtar me eksperiencë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit