Tirana nuk ndal marshimin drejt titullit: 9 fitore në 10 ndeshjet e fundit (VIDEO)

4 Mars 2020
18:53
back button

Tirana e Emanuel Egbo nuk ndalet! Marshimi bardheblu vazhdon dhe, nëse nuk do të ishte për barazimin ndaj Skënderbeut, do të ishin 10 fitore radhazi për ekipin e kryeqytetit, që marshon drejt titullit kampion! Në Vlorë, përballë Flamurtarit, mjafton një autogol i Vrapit dhe një rrjetë e Kobinnah për të marrë fitoren e 9-të në 10 ndeshjet e fundit, pra që kur trajneri Egbo mori vendin e Ahmatajt në stolin bardheblu.

Tirana ka menaxhuar ndeshjen që në fillim, edhe pse në pjesën e dytë, Flamurtari u bë i rrezikshëm në disa momente dhe sidomos me Ribaj, që provoi me roveshatë. Me këtë suskes, Tirana shkon 6 pikë larg vendit të dytë, pra Kukësit, që barazoi brenda fushe ndaj Vllaznisë (0-0) në debutimin e Orges Shehit!

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit