Tirana nuk ndalet në kampionat, Erzeni mposht me përmbysje Partizanin

20 Nëntor 2021
17:59
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 8-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Ekipi i Tiranës fitopi 3-0 ndaj Skënderbeut në kryeqytet, duke forcuar edhe më shumë pozitat në krye të klasifikimit. Ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që i fituan setet me lehtësi 25-11, 25-23, 25-16. Miqtë nga Korça dueluan vetëm një set dhe më pas u shpërbënë.

Humbte sërish skuadra e Partizanit, që u mund 3-1 nga Erzeni, duke dorëzuar edhe vendin e dytë. Tashmë të kuqtë renditen të tretët. Sfida e luajtur në Durrës nisi më mirë për kryeqytetasit, që fituan 25-18 setin e parë. Më pas vjen përmbysja e shijakasve, që luajnë më mirë dhe fitojnë tri setet e tjera: 25-20, 25-21, 25-21, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Fitore surprizë arriti Studenti, që mundi 3-1 Vllazninë në Shkodër dhe rihap garën për një vend në katërshe. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione (18-25, 25-16, 22-25, 28-30 shifrat e seteve), me vendasit që nuk ishin në gjendje të fitojnë, duke qëndruar në vendin e katërt. Ndërsa Teuta, mundi 3-0 Farka Volley (25-18, 25-20, 25-11).

Superliga – Meshkuj, java e 8-të

Tirana – Skënderbeu, 3-0

Vllaznia – Studenti, 1-3

Erzeni – Partizani, 3-1

Farka Volley – Teuta, 0-3

Elbasani (pushim)

Renditja: Tirana 20 pikë, Erzeni 18 pikë, Partizani 16 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Vllaznia 9 pikë, Elbasani 8 pikë, Studenti 7 pikë, Teuta 6 pikë, Farka Volley 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit