Tirana nuk ndalet në merkato, firmos edhe me një volejbolliste kanadeze

13 Janar 2023
18:51
Telesport
back button

Skuadra e Tiranës në volejboll për femra ka arritur sot marrëveshjen me lojtaren kanadeze Latoya Hutchinson. Volejbollistja 27-vjeçare, ka mbërritur sot pasdite në Tiranë bashkë me meksikanen Celeste Vela, që kishte nënshkruar disa ditë më parë.

Një tjetër përforcim me vlera për skuadrën e trajneres Amarilda Prenga, që synon të trumfojë në të gjitha turnetë që luan këtë sezon. Hutchinson, 1.75 metra e gjatë, luan në pozicionin e diagonalistes dhe është kanadezja e parë që luan në Superligë. Ndërsa Vela, që ka nënshkruar me herët, është një pasuese.

Tirana konfirnon kështu pretendimet e saj për të dominuar në fushë këtë sezon, ndërkohë që aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat. Nuk dihet nëse merkato bardheblu do të vijojë ende, por dy përforcimet e para tregojnë se Tirana do të jetë një rivale e fortë për titull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit