Tirana nuk ndalet në merkato, siguron edhe një amerikan

5 Tetor 2022
10:16
Telesport
back button

Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Seth Brown-Carter. Ai do të veshë ngjyrat bardheblu që nga ndeshja e sotme finale e Superkupës mbarëkombëtare.

Për lojtarin kjo është përvoja e parë në Europë. Broën-Carter është një organizator, që pritet të drejtojë lojën e kryeqytetasve këtë sezon. Pritshmëritë e ekipit të Tiranës janë të mëdha, që synon titullin kampion.

Seth Brown-Carter është lojtari i parë i huaj që firmos për Tiranën këtë sezon. ai është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Erkand Karaj. Tirana ka bërë disa përforcime këtë sezon, kryesisht me lojtarë vendës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit