Tirana pa bujë, të gjithë në kërkim të një lojtari

17 Janar 2019
10:10
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana kërkon të përforcojë ekipin pasi presidenti Refik Halili synon që të kapë Kupat e Europës. Një objektiv në dukje shumë i vështirë, pasi dhe në rast se bardheblutë e arrijnë nga kampionati apo Kupa e Shqipërisë duhet të sigurojnë licencimin nga UEFA.

Kryeqytetasit nuk kanë bërë asnjë afrim deri tani në merkato, por ka patur vetëm largime. Presidenti Refik Halili do që ekipi i tij të ndërhyjë pak dhe sak. Pozicioni që preferohet më shumë nga trajneri Ardi Mema është mesfushori defensiv. Në klubin 24 herë kampion të vendit mendojnë se një pjesë të golave i kanë pësuar nga gabimet e këtij pozicioni. 

Merkatoja është e cunguar, pasi kryeqytetasit duan një lider si numër 6 dhe të jetë shqiptar. Praktikisht, një mision shumë i vështirë për këtë moment të merkatos që flasim. Numri një i klubit nuk është dorë shtrënguar për këtë pozicion, pasi mund të sakrifikojë goxha. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit