TIRANA-PARTIZANI: Bardhebltutë godasin në fundin  e pjesës së parë me ndihmën e VAR (Video)

25 Tetor 2021
20:47
Denis Hakanaj

Pjesa e parë e Tirana-Partizani, derbi i vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit shqiptar, është mbyllur 1-0 në favor të bardhebluve.

Pasi i kanë shkuar disa herë afër golit në fillimin e pjesës së parë, skuadra e Shehit ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 52-të me një penallti të Limajtë dhënë pas ndërhyrjes së VAR.

Të Kuqtë kanë shkuar shumë afër golit në minutën e 37-të, kur dalja e gabuar e Bekaj ka çuar shumë afër golit Filipovic, goditja e të cilit me kokë është larguar nga vija fatale nga mbrojtësit bardheblu.

Super sfida e Air Albania Stadium ka filluar me spektaklin e dy tifozerive nga shkallët e stadiumit, por festimet janë ekzagjeruar, duke detyruar arbitrin të ndalë ndeshjen në minutën e parë për shkak të hedhjes në fushë të flakadanëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit