Pas përfundimit të Kupës së Botës, emocionet e futbollit kthehen me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore luhet për kreun e renditjes.
Partizani kryeson klasifikimin me 26 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi që mbajnë vendin e dytë me 25 pikë pas 14 javëve të para.
Partizani paraqitet në ndeshjen e sotme me pas fitores 2-1 të marrë kundër Kukësit dhe synon të thellojë diferencat me rivalët bardheblu, ndërsa këta të fundit vijnë nga humbja e pësuar kundër Teutës dhe synojnë të marrin kreun.
Derbi ka nisur me gol. Kanë qenë Të Kuqtë ata që kanë goditur të parët pas vetëm katër minutash lojë. Autori i golit ka qenë sulmuesi Skuka, i cili ka përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes bardheblu dhe ka ndëshkuar portierin Bekaj pa shumë vështirësi.