Tirana për titull, Hoxhallari tregon problemet e sezoneve të kaluara

14 Korrik 2019
13:25
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana e sezonit të ri do të futet me synime të mëdha pas merkatos së verës. Ekipi bardheblu ka afruar shumë futbollistë me peshë në merkato. Një ndër senatorët e skuadrës, Erjon Hoxhallari, ka folur për Supersport në lidhje me sezonin e ri dhe ka dhënë këshillat e tij për një Tiranë pretendente.  

“Afrimet janë bërë për një Tiranë më të fortë. Lojtarët e ardhur janë cilësorë, pasi i njohim. Kanë luajtur në kampionatin tonë dhe tani shpresojmë të jemi ekip tjetër. Tirana është gjithmonë për titull. Uroj të ecë gjithçka mirë dhe të jemi për vendet e para.

"Duhet të jemi më shumë kompakt me njëri-tjetrin, të jemi më të mbledhur, të jemi më shumë si familje”, – tha Hoxhallari duke ngritur dyshime dhe për ndonjë përplasje që kanë patur futbollistët në sezonet e fundit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit