Tirana përmbys Partizanin dhe fiton titullin me një gol kryevepër (Pamjet)

7 Maj 2022
20:50
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka fituar 2-1 derbin kundër Partizanit në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe është shpallur kampione e Shqipërisë për herën e 26-të në historinë saj.

Një fitore e vuajtur dhe me përmbysje për bardheblutë. Partizani, në fakt, ka kaluar në avantazh pas 20 minutash lojë ne Elbasan Arena falë një roveshiate të mrekullueshme nga Skuka.

Partizani-Tirana 1-0 Goli i Skukës

Megjithatë, festa e Të Kuqve ka zgjatur shumë pak pasi bardheblutë janë kundërpërgjigjur shtatë minuta më vonë duke barazuar shifrat me Seferin.

Partizani-Tirana 1-1 Goli i Seferit

Përmbysja e madhe ka ardhur në fillimin e pjesës së dytë kur Totre ka realizuar një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone në minutën e 47-të.

Partizani-Tirana 1-2 GOLI

Pesë minuta vonë, në minutën e 52-të, arbitri Hamitaj ka dhënë një penallti për Partizanin pas një rrëzimi në zonë të Skukës, por vendimi është anuluar pas ndërhyrjes së VAR.

Partizani-Tirana Rasti i penalltisë

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 95-të, bardheblutë kanë shënuar edhe golin e tretë me Seferin, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit