Tirana përmbys Vllazninë, një Partizan i çmendur shmang humbjen me 9 lojtarë

12 Mars 2022
19:08
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka marrë një fitore shumë ët vështirë dhe të rëndësishme në fushën e Vllaznisë. Ndeshja kryesore e javës së 25-të të Superiores është mbyllur 2-1 në favor të bardhebluve, me shkodranët që kanë shpërdoruar një mundësi të artë.

Vendasit, në fakt, kanë kaluar në avantazh pas vetëm 7 minuta lojë me Aaralicën dhe në minutëne  35-të mund ta kishin dyfishuar avantazhin, por penalltia e Latifit është ndalur nga shtylla.

PENALLTIA E GABUAR NGA LATIFI

Kundërpërgjigjja e Tiranës ka ardhur tri minuta para fundit të pjesës së parë duke barazuar me Ismajlgecin. Në minutën e 70-të ka ardhur goli i përmbysjes për miqtë, me Seferin që ka shënuar pas një aksioni spektakolar.

VLLAZNIA-TIRANA 1-1

VLLAZNIA-TIRANA 1-2

Barazim me shijen e fitores për Partizanin kundër Egnatias. Demat, në fakt, ishin duke humbur 2-1 deri në minutën e 95-të të ndeshjes dhe me dy lojtarë më pak pas kartonëve të kuq të marrë nga Marku dhe Bitri, por kanë arritur të shmangin humbjen falë një golit të Stenio Junior.

PARTIZANI-EGNATIA 2-2

Lajme të tjera

Lajmet e fundit