Tirana shkatërron Dinamon, fiton derbin me poker dhe përforcon kreun (Video)

6 Nëntor 2021
21:38
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka marrë një tjetër fitore bindëse në kampionat dhe ka përforcuar kreun.

Bardheblutë kanë mundur 4-0 në Air Albani Stadium rivalët e Dinamos, duke u hakmarrë kështu për humbjen 2-0 të pësuar tri ditë më parë në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

Siç e tregon edhe rezultati, Tirana e ka dominuar ndeshjen, që është zhbllokuar nnga një autogol i Sidibe në fundin e pjesë së parë.

Xhixha ka qenë protagonisti i 45 minutave të dytë me dy golat e shënuar në minutën e 56-të dhe 61-të, me Hotin që ka komletuar pokërin në të 82-ën.

Bardheblutë kryesojnë renditjen tani me 20 pikë, gjashtë më shumë se Kukësi i venditur të dytë, që është mundur sot nga Skënderbeu.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit