SUPERLIGA: Tirana si “tanks”, Partizani për faqe të zezë! 7 gola në Laç (VIDEO)

7 Qershor 2020
19:02
Telesport
back button

Tirana nuk di të ndalet dhe duket se tashmë titulli është kthyer thjesht çështje matematikore… Skuadra e drejtuar nga Egbo ka shënuar plot pesë gola në Gjirokastër, duke e kthyer në stërvitje me bluzinjtë.

Pas golit të Vangjelit në minutën e 3’-të, kanë shënuar më pas edhe Cobinnah, Hasani, Batha dhe Dunga, teksa janë gabuar edhe dy penallti, me Ngoo dhe Halili.

Skuadra bardheblu arrin fitoren e 18-të në 28 ndeshje, me një sulm të frikshëm prej 56 golash të shënuar dhe vetëm 26 të pësuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

Luftëtari-Tirana 0-5
Shënues:
 Vangjeli 3’, Cobbinah 20’, Hasani 42’, Batha 66’ (pen.), Dunga 77’

Bylis-Teuta 1-0
Shënues:
 Goxha 91’

Laçi-Vllaznia 5-2
Shënues:
 Marku 17’, Deliu 34’, Ignjatovic 79’, Prengaj 84’, Rapo 93’/ Zogaj 50’, Lika 82’

Flamurtari-Skënderbeu 0-1
Shënues:
 Gripshi 59’

Partizani-Kukësi 1-3
Shënues:
 Solomon 72’ / Abazaj 45’, Boldor 50’, (aut.), Ethemi 60’

Ndjek Kukësi dhe nuk humbet shpresat për titull, edhe pse diferenca me kreun është 9 pikë. Skuadra e Shehit dhuron spektakël në “Selman Stermasi” ndaj Partizanit të Sormanit, që tashmë do të duhet të matet mirë pasi ndodhet në zonën playout (vendi i tretë nga fundi).

Katastrofë ekipi kampion, që edhe pse e nisi mirë, u godit në fund të pjesës së parë nga Abazaj. Në pjesën e dytë, autogoli i Boldor dhe goli i Ethemit në të 62’ vulosën gjithçka.

 

Solomon realizoi golin e nderit, por thjesht sa për statistikë. Të kuqtë kolesionuan humbjen e 12-të në sezon dhe të pestën radhazi.

Fitore e jashtëzakonshme në një ndeshje spektakolare dhe ndër më të bukurat e kampionatit ajo e Laçit. Ndaj Vllaznisë, në derbin e veriut, ekipi kurbinas shënoi plot pesë herë, ndërsa deri në fund gjithçka ishte e hapur, pasi edhe kuqeblutë u përgjigjën me dy gola dhe qëndruan në garë deri në gjysmën e pjesës së dytë.

Bylis ia del në fund ndaj Teutës. Goxhaj në minutën e 92-të ka gjetur rrjetën ndaj durrsakëve, teksa ballshiotët rifuten në garë për zonën europiane.

Skënderbeu gjithashtu vazhdon me rezultatet e mira dhe pas Partizanit mposht edhe Flamurtarin në Vlorë me golin e vetëm të Gripshit. Ekipi i drejtuar nga Daja ndodhet i treti, 3 pikë larg Kukësit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit