Tirana s’përmbahet ndaj Laçit, Partizani mposht Vllazninë dhe mban gjallë shpresat (Video)

21 Maj 2023
17:58
Denis Hakanaj
back button

Tirana dhe Partizani nuk kanë gabuar në javën e 34-t të kampionatit duke mundur respektivisht Laçin dhe Vllazninë.

Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 bardhezinjtë dhe kanë ruajtur avantazhin prej dy pikësh në krye të renditjes.

LAÇI-TIRANA 0-1 – VIDEO

Hasani ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 18-të, me Hilën që ka e ka mbyllur me dygolëshin e shënuar në pjesën e dytë në minutën e 67-të dhe 72-të. Në minutat e fundit ka ardhur goli i nderit për laçianët i shënuar  nga Guindo.

LAÇI-TIRANA 0-2 – VIDEO

LAÇI-TIRANA 0-3 – VIDEO

Demat e Kuq kanë pasur një detyrë më të vështirë kundër Vllaznisë, por ia kanë dalë të mposhtin shkodranët me shifrat 2-1.

PARTIZANI-VLLAZNIA 1-0 – VIDEO

Rrapaj në minutën e 26-të dhe Sota në minutën e 36-të i kanë siguruar Partizanit një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, ndërsa Balaj ka nfushtuar diferencat në 2-1 në minutën e 52-të.

PARTIZANI-VLLAZANIA 0-2 – VIDEO

Tirana do të presë Bylisin në javën e parafundit të kampionat, ndërsa Partizani do të luajë në transfertë kundër Kastriotit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit