Tirana thellon krizën e Partizanit, fiton derbin dhe “arratiset”. Tifozët nuk heqin dorë nga vesi (Video)

25 Tetor 2021
21:56
Denis Hakanaj
back button

Një penallti e Limaj, e akorduar pas ndërhyrjes së VAR, në fundin e pjesës së parë i ka dhuruar fitoren Tiranës në derbin kundër Partizanit.

Një fitore që u mungonte bardhebluve në kampionat që nga 28 shkurti i 2020-ës dhe që rëndon akoma më shumë situatën e Të Kuqve.

Skuadra e Dajës, në fakt, ndodhet në vendin e tretë nga fundit në renditje me vetëm 4 pikë pas gjashtë ndeshjes.

Një situatë të kundërt po kalon Tirana, që tani kryeson e vetme renditjen e kampionatit shqiptar me 14 pikë.

Ashtu siç pritej, nuk ka munguar tensioni në derbi, duke arritur kulmin me përplasjen mes lojtarët të dy ekipeve pas duelit mes Behiraces dhe Stenio Junior.

Një sherr që është pasuar me hedhjen e shisheve në fushë nga ana tifozëve, që duket se nuk kanë zënë mend pas asaj që ndodhi në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë.

Tirana e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, me Najdovskin që është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në fundin e takimit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit