Tirana tjetër goditje në merkato, bardheblutë janë të frikshëm

19 Qershor 2019
10:31
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka fituar shumë cilësi në këtë merkato dhe është ekipi me përforcimet më të mira, të pakten në letër. Agustin Torassa, Elton Cale dhe Idriz Batha janë veshur zyrtarisht bardheblu. 

Emri i fundit që pritet t'u bashkohet 24 herë kampionëve të vendit është Tefik Osmani. Mbrojtësi është pranë akordit, por ende nuk është arritur marrëveshja, pavarësisht se në parim palët janë dakordësuar. 

Një tjetër çështje e pazgjidhur ishte ajo e Micheal Ngoos-së. Sulmuesi është i lirë dhe nuk pritej të kthehej, por sipas asaj që shkruan sportekspres.com, palët kanë gjetur akordin. Anglezi do të rikthehet në kryeqytet dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit