Tirana triumfon sërish ndaj Erzenit, titulli kampion një fitore larg

25 Prill 2022
9:09
Telesport
back button

Tirana në volejboll për meshkuj fitoi 3-1 ndaj Erzenit në finale e dytë play off të vlefshme për titullin kampion. Ndeshja e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” ishte shumicën e kohës e ekuilibruar, teksa të dyja ekipet e kërkuan me ngulm fitoren.

Gjithsesi, në fund triumfoi skuadra kryeqytetase, që tashmë udhëheq 2-0 serinë e finaleve dhe është një sukses larg titullit kampion. Për Erzenin bëhet e vështirë përmbysja, teksa i duhet një mrekulli të ndalë Tiranën dhe të shpresojë te titulli kampion.

Ndeshja nis më mirë për kryeqytetasit, që fitojnë 25-15 setin e parë. Në tri setet e tjera loja është e ekuilibruar, me shijakasit që rikthejnë barazpeshën, duke fituar 25-23 setin e dytë. Tirana nuk toleron dhe falë një lojë më të mirë fiton 25-23 e 25-22 dy setet e tjera dhe krejt ndeshjen 3-1.

Meshkuj-Finale play off

Nd.1, Tirana – Erzeni, 3-0 (1-0)

Nd.2, Erzeni – Tirana, 1-3 (0-2)

Nd.3, Tirana – Erzeni, 27 prill

Lajme të tjera

Lajmet e fundit