Tirana vijon ngjitjen, Partizani “bukoset” në Fier (videot e golave)

3 Mars 2021
14:58
Alfred Lleshi
back button

U luajtën tri ndeshjet e para të javës së 22-të të Superiores. Tirana vijoi me fitore, pas suksesit të shkuar ndaj kryesuesve të kampionatit, duke prishur “syrin e keq” me ballshiotët. Behiratche (40’) dhe Ismailgeci (75’) ishin autorët e dy golave, që shtuan tri pikë të tjera të çmuara në llogarinë e bardhebluve. Tashmë, zona e Europës është një mision shumë më i mundur se dy javë më parë. E kundërta mund të thuhet për Bylisin, që nuk po tundet dot nga pjesa fundore e klasifikimit, mes rrezikut të mbijetesës.

Partizani nuk shkon më larg se barazimi 1-1 në Fier. Apolonia konfirmohet “macja e zezë” për të kuqtë e Ilir Dajës. Pavarësisht dominimit në lojë dhe raste, kryeqytetasit mezi ia kanë dalë të barazojnë autogolin e hershëm të Hakajt (25’) me anë të Cardoso (76’). Një hap fals ky për Partizanin, në garën për titull, sepse rivalët mund të shtojnë distancën, pasi të luajnë sfidat e këtij “stacioni” të garës prej orës 16:00 (Vllaznia, Teuta dhe Laçi). Dy pikë në dy ndeshjet e fundit janë pak për “demat”, për ambiciet e tyre, megjithëse mbeten plotësisht në lojë për kurorën.

Kastrioti fundos edhe më keq korçarët. Skuadra krutane e ka mposhtur brenda në shtëpi Skënderbeun, që duket se nuk do ta lëshojë vendin e fundit të renditjes. Goli i Devid de Santana (50’) ka vendosin fatin e kësaj sfidë të dëshpëruarish, me krutanët e Ndreut që përmirësojnë disi shënjestrën dhe konsolidojnë pozitat pranë mesit të renditjes. Mbijetesa duket edhe më larg për Kastriotin. Kujtojmë se nga ora 16:00 do të startojnë dy sfidat kryesore dhe përmbyllëse të kësaj jave, Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi.

Java e 22-të e Superiores
Tirana-Bylis  2-0
Golat: Behiratche 40’, Ismailgeci 75’

Apolonia-Partizani 1-1
Golat: Hakaj 25’ (aut) / Cardoso 76’

Skënderbeu-Kastrioti  0-1
Golat: Devid de Santana 50’

Teuta-Vllaznia
Kukësi-Laçi

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit