Tirana zgjedh mbrojtësin, nënshkrimi një hap larg

25 Qershor 2019
10:12
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin Eni Imami. Lojtari do të jetë pjesë e bardhebluve dhe për sezonin e ri, pavarësisht se kontrata i skadon në qeshor. 

Ish-lojtari i Kukësit është përdorur si xhol nga trajneri Ardian Mema. Shtatlarti ka luajtur në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes. Numri një i stolit ishte në mëdyshje nëse do të vazhdonte me Imamin apo Turtullin, por duket se tashmë mëngjerashi do të rinovojë. 

26-vjeçari ka luajtur në 30 ndeshje nga të cilat 29 i ka nisur si titullar. Ai ka eksperiencë në Superiore, pasi para se të kalonte te bardheblutë ishte pjesë e Kukësit duke fituar dhe titullin kampion. 

Imami postoi dje një foto në Instagram ku paralajmëronte vazhdimin e bashkëpunimit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit