“Tirona Fanatics” shpërthen ndaj policisë: Represion idiotesk, pa prova!

24 Shkurt 2020
13:53
Alfred Lleshi
back button

Tifo-grupi i njohur bardheblu, “Tirona Fatanics”, ka reaguar fort ndaj uniformave blu, për mënyrën se si po sillen ato karshi anëtarëve të tyre, duke i akuzuar pa prova. Përmes faqes në Facebook, ata shkruajnë: “Prej ditës së shtunë e deri sot, në mënyrë totalisht të turpshme, Policia e Shtetit po shoqëron anëtarë të Fanatics individualisht në ambientet e komisiariatit nr.1, me pretekstin e thyerjes së stolave gjatë ndeshjes me Kukësin dhe prishjen e rendit publik.

3 anëtarë janë dënuar me gjobë sot dhe një tjetër vazhdon të jetë në ambientet e paraburgimit, PA ASNJE PROVE FILMIKE, PA ASNJE FAKT! Asnjë ballafaqim me video-provat e me televizora të fikur. Policia e Shtetit deklaron se këto janë “urdhëra nga lart”. KJO ESHTE QESHARAKE! Pseudopolicia dhe pseudourdhëruesit e saj duhet ta ndalojnë sa më shpejt këtë represion idiotesk ndaj antarëve të TF dhe tifozëve bardheblu, të nisur nga kriminelët e vërtetë të këtij vendi… Ne jemi ultras, jo kriminelë! Liri për çunat tanë, liri për ultras!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit