Tite dashurohet pas sulmuesit: Makina ka 5 marshe, lojtari im 6-7!

23 Tetor 2020
20:28
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është rikthyer në stërvitje me Real Madridin. Ai mori ftesën e trajnerit Tite dhe numri një i stolit të 5 herë kampionëve të botës foli me superlativa për të.

“Kemi lojtarë të rinj që po maturohen në klubet e tyre. Ata po marrin besim në klub dhe kanë besim në vete. Diçka e tillë është dhe për Viniciusin, apo Rodrygon, Arthurin, Bruno Guimareasin. Lojtarë që po konsolidohen me përformancat e tyre.

“Vinicius është një lojtar shumë i fortë, sulmon, ka fizikun, është i mirë në duelet një për një. Është një lojtar i shkëlqyer. Nëse një makinë ka 5 marshe, Vincius ka 6 apo 7”, – tha Tite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit