Titull dhe Superkupë, Gramshi vlerëson Lorenc Trashin e Partizanit!

18 Shkurt 2020
13:07
back button

Lorenc Trashi është një prej mesfushorëve më të mirë të kampionatit shqiptar prej të paktën dy vitesh dhe Partizani e ka pikën më të fortë. i lindur në Gramsh, karriera e tij nisi pikërisht në këtë klub, për të vazhduar te Lushnja dhe më pas hapi gjigant te ekipi i kryeqytetit, ku edhe u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe Superkupën.

Pikërisht për arritjet e tij, vendlindja, qyteti i Gramshit, e ka vlerësuar me “Çertifikatë Mirënjohje” nga Bashkia. Çertifikata iu dorëzua nga gazetari i njohur Dëfrim Methasani që edhe postoi në rrjetet sociale momentin e dorëzimit të dokumentit te lojtari i kuq, duke postuar mesazhin.

“Çertifikatë Mirënjohje” është vlerësimi që Bashkia dhe Klubi Gramshit i kanë rezervuar sot Lorenc Trashit për cilësitë e demonstruara në fushën e futbollit. Titullari i kuq i cili hapat e karrierës i nisi me Gramshin, prej sezonit 2014 – 2015 është pjesë e Partizanit duke u shpallur edhe kampion i Shqipërisë. Trashi një prej liderëve të ekipit dhe pjestar i përfaqësueses së Shqipërisë është nderuar nga Bashkia e qytetit të Gramshit duke u cilësuar një model për të rinjtë dhe shembull për tu ndjekur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit