Titullari i Liverpoolit i nënshtrohet operacionit

13 Korrik 2019
21:52
back button

Andy Robertson e ka shtyrë rikthimin e tij në skuadër pasi është infektuar në dorë. The Reds kanë konfirmuar se 25-vjeçari  është nënshtruar një operacioni të vogël, por gjithsesi do të udhëtojë me ekipin në Shtetet e Bashkuara për të vijuar fazën përgatitore. 

Në kampin e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka akoma shumë mungesa teksa Mane, Salah dhe Van Dijk do t’i bashkohen skuadrës pak më vonë pasi ishin grumbulluar nga përfaqësueset e tyre. 

Robertson ka luajtur një rol kyç në fitoren e trofeut të Champions League dhe aktualisht është mbrojtësi i majtë i vetëm që disponon klubi. 

Alberto Moreno është larguar pasi kontrata e tij skadoi në fund të qershorit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit