Titullari i Liverpoolit: Pickford një budalla, Evertoni bën ndërhyrje skandaloze!

20 Tetor 2020
22:34
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Liverpoolit, Georgino Wijnaldum, foli në lidhje me ndërhyrjen horror të Jordan Pickford drejt Van Dijk. Senatori i “Redsave” me shumë mundësi ka humbur sezonin nga ndërhyrja shumë e keqe e portierit.

Shoku i ekipit “goditi” hapur portierin anglez. “Së pari jemi shumë të shkatërruar dhe shumë të mërzitur. Po flisnim me shokët pas ndeshjes dhe asnjëri nuk fjeti pas asaj ndërhyrjeje ndaj Van Dijk.

“Veprimi Pickford ishte budallallik. Besoj se nuk donte ta dëmtonte Van Dijkun ashtu siç e bëri, por mënyra se si ndërhyri tregon se nuk i interesonte shumë se çfarë ndodhte pas dëmtimit.

“Ne kemi patur shumë ndeshje kundër Evertonit dhe ato shkojnë shumë larg në ndeshjet ndaj nesh. Aksidentet ndodhin në futboll, mund të jesh i pafat në një ndërhyrje, por mënyra se si e bëjnë ata është e papranueshme. 

“E dimë se është derbi dhe të gjithë duan ta fitojnë dhe ndonjëherë shkon në limite, por kjo është shumë. Ndërhyrja e Richarlison ndaj Thiagos ishte sërish shumë e ashpër”, – tha holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit