Titullari i Realit i habit të gjithë: Karantina? Nuk kam humbur asgjë!

29 Maj 2020
17:14
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i Real Madridit, Thibout Courtois, ka folur në lidhje me rikthimin e tij në fushën e lojës pas dy muajsh pushim dhe stërvitjes me ekipin. Belgu ka treguar se nuk ka humbur reflekset në fushën e lojës.

“Doja të stërvitesha sa më shpejt, pasi po bënim mirë. Javën e parë ishte e çuditshme, sepse duhej të stërviteshim individualisht, por këto javë kemi qenë me grupe të vogla dhe kemi bërë mirë. Nuk e kam humbur prekjen e topit .

“Në stërvitjen e parë e pashë se nuk kam humbur shumë. Kjo do të thotë se jam gati për sfidat që do të vijnë në vazhdim dhe kampionatin. Ne jemi duke vazhduar me stërvitjet normale. Dua të vazhdoj të punoj me shokët e ekipit”,-tha ajo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit