Titullari i United ka një kërkesë për shokët, klubi nuk dihet nëse e pranon

3 Prill 2020
17:14
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka menduar një gjest shumë fisnik për të gjithë ekipin e tij. Afrimi i bujshëm i verës i ka kërkuar të gjithë lojtarëve të heqin dorë nga 30% të pagave të tyre. 

Futbollisti i kombëtares angleze nuk e mendon për të ndihmuar klubin, por u ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij ta bëjnë për bamirësi. Futbollistët e “Djajve të kuq” janë integruar shumë me këtë pjesë, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. 

Gjasat janë që ata të pranojnë një propozim të tillë, pasi duan të ndihmojnë të gjithë në këtë situatë të vështirë që ka kapluar botën. COVID-19 ka përkuluar të gjithë botën, pasi numri i të prekurve rritet, po ashtu i vdekjeve.     

Lajme të tjera

Lajmet e fundit