Titullari largohet nga Luftëtari, tjetër humbje për gjirokastritët

3 Qershor 2019
16:40
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari ka konfirmuar largimin e radhës nga ekipi. Mbrojtësi Rustem Hoxha e kishte deklaruar dhe më herët largimin e tij nga gjirokastritët, ndërsa tani ka ardhur dhe konfirmimi nga klubi vetë. 

Durrsaku iu bashkua ekipit të qytetit të gurtë në fillim të sezonit, por pas një viti sezoni largohet nga klubi. Hoxha ishte titullar në skuadrën bluzi. 

Njoftimi – "Futboll Klub Luftëtari njofton mbylljen e bashkëpunimit me Rustem Hoxha. Mbrojtësi 27 vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë.

"Lojtari, i cili u bashkua me skuadrën tonë në shtator të vitit 2018, duke kaluar pothuajse 1 sezon me ekipin tonë, regjistroi 23 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe 4 aktivizime në Kupën e Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në jetë dhe në karrierë!", – shkruan klubi i Luftëtarit në Instagram. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit