Titulli dhe mbijetesa në Serie A, të gjitha kombinimet për dy verdiktet më të rëndësishme

20 Maj 2022
8:10
Alfred Lleshi

90 minuta për dy vendimet më të rëndësishme të kampionatit italian, nga titulli kampion te mbijetesa në Serie A. Të gjitha kombinimet e mundshme në këtë ditë të fundit të pabesueshme.

TITULLI

Milani kampion nëse… fiton apo barazon me Sassuolo-n, pavarësisht rezultatit të Interit (përplasjet direkte janë në favor të kuqezinjve).

Milani humb ndaj Sassuolo dhe Interi nuk mund Sampdorian.

Interi kampion nëse… fiton kundër Sampdoria dhe Milani humbet kundër Sassuolos.

MBIJETESA

Salernitana shpëton nëse… mund Udinese, pavarësisht rezultatit të Cagliarit.

Salernitana barazon ose humbet me Udinese dhe Cagliari nuk mund Venezia.

Cagliari, përveç nëse… mund Venezia dhe Salernitana nuk fiton kundër Udinese. Në rast të barazimit me pikë, ndeshjet direkte janë të barabarta, por golavarazhi (-34 me -41) i shpërblen sardenjtë.

Ndërkohë, “Milani përgatit festën e dyfishtë”, lexojmë sot në “Corriere di Milano”. Dy klubet po studiojnë ceremonitë për të dielën. Interi, në rast “mrekullie”, do të qëndronte në “San Siro”, ndërsa Milani ka planifikuar një festë të dyfishtë, me skuadrën në Reggio Emilia të dielën dhe turneun e hapur me autobus me të gjithë ekipin, të nesërmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit