Tjetër ekip në garë për Eriksen, danezi drejt rikthimit në Premier League

26 Nëntor 2020
15:24
Eraldo Harlicaj
back button

Christian Eriksen pritet të largohet nga skuadra e Interit në muajin janar. Danezi nuk po luan nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte dhe marrëdhënia e tyre është krejtësisht e thyer.

Klubi i Arsenalit ka dalë së fundmi në skenë për mesfushorin. Ata duan ta rikthejnë 28-vjeçarin në Premier League aty ku dhe shkëlqeu me ish-ekipin e tij të Tottenhamit.

“Topçinjtë” i kanë bërë një ofertë zyrtare Interit. Ata kanë dërguar një ofertë shumë minimale dhe italianët mund të mos binden. Trajneri Arteta po ngacmon drejtuesit për të parë se deri ku shkojnë kërkesat e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit