Tjetër eurogol në La Liga, argjentinasi vendos kandidaturën për çmimin “Puskas” (video)

24 Prill 2019
11:44
Alfred Lleshi
back button

Chimy Ávila, lojtar i Huesca në Spanjë, realizoi përsëri një “kryevepër”. Nëse goli i tij në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Athletic në “San Mames” ishte tashmë kandidaturë serioze që të nominohet për çmimin “Puskas”, ai i shënuar nga ky futbollist kundër Eibar, në “El Alcoraz”, mund të përballet me pothuajse çdo gol tjetër të shënuar në këtë sezon, të paktën nga La Liga.

Sulmuesi argjentinas po kompleton sezonin e tij më të mirë në elitën e futbollit, me 9 gola në 33 ndeshje, teksa në vetëm 17 prej tyre ka luajtur si titullar i klubit aragonez. Më poshtë shijoni golin e shënuar që më 27 gusht 2018, i cili mrekulloi tërë dashmirësit e futbollit. Secili prej jush mund të zgjedhë vetë se cili është më i kompletuar për nga mënyra e realizimit për të garuar e fituar çmimin "Puskas" (golin më të mirë të sezonit në Europë). 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit